Funnksioni i siguresave është që të mbrojë një qark elektrik nga lidhjet e shkurtra që mund te vijnë si pasojë e bashkimit të fazës me nulin ose të fazave midis tyre (për linja tre fazore) dhe mbingarkesat.
Ekzistojnë tipe të ndryshme siguresash varësisht prej kohës së shkyçjes në rastin e lidhjes së shkurtë.
- Tipi B – përdoret në kryesisht në objekte banimi .
- Tipi C – përdoret në industri ku ka gjasë të lidhjes së shkurtë.
- Tipi D – industri ku rryma hyrëse është shumë e lartë.
- Tipi K – përdoret te motorët induktiv.
- Tipi Z – përdoren për mbrojtjen e pajisjeve shumë të ndjeshme siç janë pajisjet gjysmëpërçuese.
Commenti
Posta un commento