Tek skema e kalimit të rrymës elektrike në paraqitjen e detajuar, lidhja mekanike e pjesëve të veçanta të një pajisjeje elektrike dhe pozicioni hapësinor nuk merren parasysh. Qarku paraqet rrugën që ndjek rryma, e cila në varësi të mundësive, vizatohet e drejtë ose e kryqëzuar. Tek kjo paraqitje, funksioni i qarkut paraqitet shumë qartë. Prandaj, kjo skemë preferohet për hartimin e qarkut dhe për kërkimin e gabimeve.
Tek skema e kalimit të rrymës, në paraqitje logjike, jepet edhe lidhja mekanike e pjesëve të veçanta të pajisjes. Funksioni nuk del shumë qartë. Kjo skemë përdoret në rastet kur krahas funksionit është me rëndësi edhe ndërlidhja hapësinore e pjesëve.
Commenti
Posta un commento