Rëlenë, mund ta konsiderojmë si një pajisje elektromagnetike që përbëhet nga tre pjesë
kryesore: elektrike, mekanike dhe magnetike.
Pjesa elektrike përbëhet nga një ose më shumë kontakte që kanë për detyrë të mbyllin qarkun që
bënë ushqimin e ngarkesës me tensionin e rrjetit.
Pjesa magnetike është e ndërtuar nga një bobinë e cila, kur përshkrohet nga rryma, krijon një fushë magnetike që shkakton tërheqjen e pllakëzave për hekuri të butë.
Pjesa mekanike është bashkësi e mekanizmave të vogla metalike ose plastike që përcaktojnë
lidhjen midis bobinës dhe kontakteve; ajo ka për detyrë që sa herë bobina merr një impuls, të
ndryshojë pozicionin e kontakteve.
(Rëletë kanë përparësi ekonomike vetëm kur pikat e komandimit janë të shumta;
Për më tepër në kushtët e mësipërme, rëletë kanë një impaint të thjeshtë, pasi të gjithë
pulsantet e komandimit lidhen në paralel;
Përdorimi i rëleve me eksitim të pavarur, kur qarku i komandimit (bobina dhe pulsantët)
i nënshtrohen një tensioni shumë të vogël, krijohet kushte të larta sigurie duke evituar në këtë
mënyrë rënien nën tension të përdoruesit;
Avantazh tjetër është se në rast të përdromit të rëleve me tension të ulët edhe seksioni i përcjllësave lidhës do të jetë më i vogël duke zvogëluar në
këtë mënyrë edhe koston e impiantit.)
Commenti
Posta un commento