IMPIANTET CITOFONIK
të cilat janë impiante me një përdorim të gjërë. Qëllimi i tyre
është që të mundësoj komunikimin e personave, familjeve në një distancë të caktuar jo më shumë se
500 m. Nëpërmjet këtij impianti mundësohet jo vetëm komunikimi midis tyre, por edhe
komandimin e portës dhe dritës së shkallës. Citofonët janë të ndërtuar në dy kategori:
citofon elektromekanik
citofon elektronik.
Ky impiant është më ekonomik dhe si e tillë ka gjetur një përdorim shumë të madh në pallatet
për komunikimin midis portës kryesore dhe secilës familje, komunikimin midis shtëpive dhe
dyqaneve që ndodhen poshtë tyre etj. Parimi i punës është i ngjashëm me impiantet telefonik me
ndryshimin që këto lloj impiantesh nuk kanë kombinues telefonik. Problem i tyre mbetet vetëm që
personi që merr thirrjen nuk është në gjëndje që të identifikoj personik që e kathirur.
IMPIANTE VIDEOCITOFONI
janë impiante të ngjashme me impiantet citofonik por
me ndryshimin e vetëm që këto lloj impiantesh janë të pajisur me një mikrokamera të inkorporuar
në pjesën që montohet jashtë. Kjo mikrokamera trasmeton imazhin video të personit që realizon
thirrjen. Kohët e fundit këto impiante po gjejnë një përdorim të madh falë komoditetit dhe mundësis
që jep ky lloj impianti për të identifikuar edhe imazhin video të personit. Funksionimi i tij është i
ngjashëm me impiantet citofonik. E rëndësishme për tu theksuar për të dy llojët e impianteve është
se edhe impiantet citofonik edhe videocitofonik funksionojnë në tension të ulët për të eliminuar në
maksimum rrezikun e rrënies nën trension.
Ndërtimi i një citofoni
Një pajisje citofoni kryesisht është i përbërë nga tre pjesë kryesore:
a. Bazamenti i citofonit është ajo pjesë ku në të cilën është i pozicionuar citofoni normalisht.
Bazamenti është i ndërtuar nga një grup kontaktesh normalisht të hapur NO dhe normalisht
të mbyllur NC. Secila nga këto kontakte ka funksionin e saj në qarkun citofonik. Në varësi
të llojit të citofonik (elektromekanik, elektronik) brënda tij mund të gjendet edhe një qark
elektronik i cili kryen disa funksione që do t`i shohim në mënyrë më të detajuar më poshtë.
Të gjitha pjesët përbërëse të bazamentit përfundojnë në një morseteri ku në të cilën
realizohen lidhjet elektrike të impiantit. Në bazament mund të jenë të montuara edhe disa
pulsante që nuk kanë lidhje elektrike me impiantin citofonik. Komandimi i kontakteve NO
dhe NC bëhet nëpërmjet një gançe e cila ka dy pozicione (njësoj si aparati telefonik).
Pozicioni i qetësis është pozicioni kur në bazament është i vendosur gypi citofonik.
Pozicioni i aktivizimit është pozicioni kur gypi nuk është mbështetur në bazament.
b. Gypi citofonik është pjesa kryesore e impiantit. Ai është i ndërtuar nga një gyp ku në
ekstremet e tyre janë të montuar dy pajisje; mikrofoni dhe altoparlanti. Nëpërmjet gypit
realizohet edhe impianti i komunikimit. Midis mikrofonit dhe altoparlantit vendoset një
membranë izoluese akustike në mënyrë që të mos kemi ndikime midis njëra tjetrës.
Mikrofoni ka si detyre që të trasmetojë zërin e folësit në altoparlantin e gypit tjetër dhe
anasjelltas.
c. Kablli lidhes është një kabëll fleksibël për të krijuar mundësin e levizjes së personit pa
vështirësi. Ai ka formën e një spiraleje për tu zgjatur sipas dëshirës. Brënda tij ndodhen
përcjellësit të cilët kryejn ë lidhjen elektrike të gypit citofonik me bazamentin e tij.
Commenti
Posta un commento