IMPIANT SINJALIZIMI ME THIRRJE DHE HAPJE PORTE




Brava elektrike është e ndërtuar nga një elektromagnet, i cili kur ushqehet në tension të ulët
alternativ, vepron mbi mekanizmin e shbllokimit i cili kryen hapjen e portës. Brënda bravës gjendet
një levë e cila në gjëndje qetësie shtyn shulin lëkundës për të penguar lëvizjen. Në të shumtën e
rasteve bravat elektrike janë të ndërtuar në mënyrë të tillë që të komandohen edhe nga çelës normal
sekret duke ju inkorporuar në të njëjtën kohë edhe një pulsant koamandimi. Magnetizimi i bobinës
së bravës kryen tërheqjen e shulit të futur në folen përkatëse.
Duke qënë se edhe në këtë rast kemi të bëjmë me një bobinë atëherë komandimi i saj do të
bëhet vetëm me pulsant (mundësisht pulsant me simbolin e bravës elektrike për të identifikuar llojin
e pulsantit).
Në varësi të numrit të komandimit të bravës përcaktohen edhe pulsantët që duhet të lidhen
në paralel me njëra tjetrën. Këto pulsant vendosen në brënda secilit apartament për të lehtësuar në
këtë myrë koamandimin e braves në distancë. Në rast se brava elektrike nuk do të përfshirë brënda
saj pulsantin e komandimit atëherë lind nevoja e shtimit të një pulsanti tjtër i cili instalohet në afërsi
të portës në të cilën është fiksuar brava elektrike.

Commenti